Salih Sekiraqa është njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë zjarri në Aktash

Një gjuajte me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë.

Periskopi ka mësuar se një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Njëri ndër të plagosurit në vendin e ngjarjes, sic mëson Periskopin është Salih Sekiraqa.

Organet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Kosovari vret gruan e tij në një parking në Gjermani