‘Sa ma budallë ma shumë po dhezë’, Syla direkt: Me gati 50%, Kurti lyp zgjedhje me 7 mars, nëse s’ja falin për President
Gazetari e komentatori politik Valon A. Syla nuk kurseu liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin për taktikat e fundit në teatrin politik që po zhvillon për të zgjedhur presidenten, transmeton Gazeta Metro.
Syla pas deklaratave të fundit të Kurtit nuk sheh gjë tjetër vetrëm vazhdimësi të kaosit në politikbërjen dhe shantazhim duke ngritur tensionin me histeri.
“Edhe me gati 50%, Albin Kurti apet paska lyp zgjedhje me 7 mars, nese sja falin per President. Provo edhe 1 herë, po 80% sti jepin as vllaznia e motrat se kusherit jo se jo, kur ndahet hisja, se le mo populli.”
Këtë qasje të Kurtit e sheh të kalkuluar për të vazhduar t’i shmanget krizave të mundshme që e presin po ashtu, jo vetëm formimin e institucioneve.
“Por Albin, mos lësho pe, se sa ma budalle, ma i poshtër, ma shume po dhezë. Mos gabo mu kthy në normalitet se hup. Mos harro se krejt vendimet e Qeverisë, mas 9 shkurtit e prej Konstituimit të Kuvendit krejt i ki te paligjshme dhe disa vepra penale. Shtyje qishtu pa Qeveri

