Sa kushton 1 litër vaj? Deputete Bunjaku: Pasha Zotin s’e di, punëtorja që punon te unë e blen ushqimin

Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi në storien e tij të radhës, ka pyetur disa prej deputetëve se a i dijnë çmimet e produkteve bazike, të cilat kanë shënuar rritje gjatë muajve të fundit.

Një prej deputeteve të para që u përgjigj, është ajo e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi, e cila ka thënë se nuk i di çmimet pasi nuk blen ushqim vetë ajo.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se “punëtorja që punon te une, ajo i merr ushqimet në një shitore, dhe më pas i paguajnë në fund të muajit”.

Përgjigja e saj në pyetjen se sa kushton një litër vaj ishte si vijon: “Pasha zotin s’e di. 3 euro e 50. Kurrë nuk blej ushqim unë, besom, ajo punëtorja që punon te unë përditë. E kemi një shitore afër, ajo shkon aty krejt i merr, edhe ne e paguajmë në fund të muajit”.

Për më shumë, ndiqni videon më poshtë:

Lexo edhe:  Detaje për sulmin seksual ndaj 24-vjeçares në ashensorin e një banese në Prishtinë, Policia siguron pamjet