Sa është pasuria e Adriana Matoshit? Aktorja deklaron pasurinë

Zyrtarët publikë të Kosovës kanë kryer deklarimin e pasurive për vitin 2024, një proces që synon të rrisë transparencën dhe të luftojë korrupsionin. Një nga figurat që ka bërë të njohur detaje të pasurisë së saj është Adriana Matoshi, artistja e cila aktualisht mban edhe postin si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Adriana, ka deklaruar se për momentin ka në posedim vetëm një shtëpi me sipërfaqe prej 66 metrash katrorë, një pronë që është regjistruar në emrat e prindërve të saj dhe ka një vlerë të vlerësuar në 400 mijë euro.

Në përfshirjen e pasurisë së saj, artistja ka njoftuar se zotëron mbi 3,600 euro në para të gatshme. Për sa i përket të ardhurave vjetore, ajo ka treguar se pagën e saj si deputete nga Kuvendi i Kosovës arrin shifrën e 20,780 eurove për një vit, ndërsa ka shtuar në listë edhe 14 mijë euro të cilat i ka fituar nga pjesëmarrja në disa projekte artistike si aktore.

Në deklaratën e saj bie në sy mungesa e pasurive të tjera si shtëpi apo makina të regjistruara në emrin e saj. Po ashtu, nuk ka asnjë shënim për udhëtime zyrtare jashtë vendit si pjesë e angazhimeve të saj si deputete.

 

Lexo edhe:  Burimi: 200 mijë euro do t’i marr unë