Rrokulliset traktori në Gjilan, humb jetën pasagjeri e drejtuesi i mjetit dërgohet në QKUK

Një person ka mbetur i vdekur dje në Gjilan, pasi traktori në të cilin gjendej si pasagjer është rrokullisur.

Policia bën të ditur se viktima ka marrë lëndime të rënda vdekjeprurëse, teksa drejtuesi i traktorit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, përcjell teve1.info

“I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin në rrugë me një pjerrtësi të madhe dhe kthesë në anën e majtë e kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe kishte goditur anësoret e rrugës e më pas ishte rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda vdekje prurëse kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në traktor, viktima mashkull kosovar i cili kishte ndërruar jetë. Lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari drejtuesi i traktorit i cili pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor”, bëhet e ditur në njoftim.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML, ndërsa rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt

Lexo edhe:  Rrahje në një restorant: 31-vjeçari godet me gotë qelqi një person, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK