Rrokulliset një veturë në rrugën Mitrovicë – Pejë, lëndohet një person

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, ku një veturë është rrokullisur, raporton Gazeta Sinjali.

Për pasojë një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 14:50, është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë,  segmenti rrugor në fshatin Lushtë – ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime e përfshirë një veturë civil me targa vendore”.

Lexo edhe:  Prishtinasi e bën për spital bashkëshorten e tij, ajo kërkon ndihmën e Policisë