Rritet çmimi i naftës në Kosovë

Për të furnizuar veturën me naftë, pagoi 10 euro.

Por me këtë shumë, karburanti i veturës iu mbush me vetëm 6 litra naftë.

E këtë rritje të çmimit të naftës, Kimete Vitija vështirë se po e përballon.

“Po normal që vështirë është me rroga të Kosovës, me standard të Kosovës vështirë është, nuk është e lehtë”, ka deklaruar ajo.

E vetëm gjatë së martës, çmimi i naftës është ngritur në 1.52 euro.

Se po dëmtohen qytetarët dhe bizneset nga kjo rritje çmimesh e thotë Aleanca Kosovare e Bizneseve.

“Po dëmtohen qytetarët, po dëmtohen bizneset, po dëmtohet ekonomia dhe këtë problem e kanë e gjithë ekonomia globale për shkak se t’u  e pasë parasysh që rritja e karburantit e shtrenjton jetën në përgjithësi sepse është produkti kryesor për transportin, prodhimin dhe punën e përpunimin qoftë të produkteve ushqimore qoftë të produkteve tjera në industri të ndryshme. Pra kjo është një determinues i të gjitha çmimeve të tjera të tregut prandaj kjo po ndikon negativisht në buxhetet familjare.Megjithatë, ngritja e çmimit të naftës sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës nuk varet nga bizneset”, ka thënë Shkëlzen Jusaj ka AKB.

Madje sipas tyre lëvizjet në tregun ndërkombëtar do të përcaktojnë edhe çmimet në Kosovë.

Ndërsa, Fadil Berjani nga Shoqata e Natarëve të Kosovës ka thënë se ka lëvizje të madhe të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Në këtë javë që shkoi kemi pas rritje të çmimit të derivateve në BERZË dhe reduktim të prodhimit nga organizata prodhuese OPEC. Dhe kemi pas një rritje të lehtë të çmimeve. Çmimi real për qytetarët tanë kishte me qenë 1 euro por kjo nuk varet nga ne po as nga qeveria. Në ditët në vijim çfarë çmime do të kemi s’mundemi me paragjyku se po  ka lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare dhe BERZË”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe:  Aksident me fatalitet në autostradën “Arbër Xhaferi”, humb jetën një person

Ndërsa sa i përket çmimeve, gjatë së martës në Kosovë variojnë: Dizelli 1.44 deri në 1.52 euro, benzina 1.45 deri 1.51 euro.