Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit.

Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit të drejtpërdrejt me dron dhe raketa të Iranit javën e kaluar.

Që atëherë ka pasur shqetësime se një përkeqësim i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të reduktojë furnizimet me naftë.

Bëhet e ditur se çmimet e naftës fillimisht u rritën për 3.5 për qind. Megjithatë, ato u ulën përsëri kur mediat iraniane raportuan se nuk ka dëme në qytetin Isfahan ku edhe raportohej për shpërthime nga hakmarrja izraelite në orët e mëngjesit të së premtes.

Ndryshe, rritjet e çmimeve të naftës rrezikojnë të nxisin edhe inflacionin, shkruan BBC, përcjell Telegrafi

Lexo edhe:  Hapet zyrtarisht konkursi për t’u bërë pjesë e FSK-së, Maqedonci thotë se do të pranohen 300 të rinj