Rike Roçi i jep fund marrëdhënies: E mbylla me një telefonatë sapo dola nga “Big Brother”

E ftuar në studion e “Wake Up”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, foli më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por edhe nëse është në një lidhje.

Si të duken ditët e para pas daljes nga shtëpia?

“Është pak e vështirë të ambientohem me botën jashtë. Vetëm kam bërë intervista televizive në emisione dhe jam mbyllur në hotel, e izoluar. Nuk di si ta shpjegoj, më duhen edhe pak ditë që të përshtatem. Por ishte një eksperiencë e bukur, një eksperiment i bukur. Ka qenë një lojë shumë e vrazhdë këtë, shumë pak pozitivitet. Ka nisur me debate që natën e parë, orët e para. Mezi të qesh buza në atë shtëpi. Kam pasur ftesë për të hyrë edhe tek Big Brother VIP 1 dhe 2, por nuk kam pasur mundsi të vija. Nuk jam penduar që hyra, por personazhet ishin pak të vrazhdë”, u shpreh Rikja.

Çfarë mund të thuash për lidhjen tënde që kishe lënë jashtë para se të hyje në BBV?

Lexo edhe:  Video erotike e saj në telefonin e kriminelëve? Reagon Luana Vjollca