Rriten temperaturat minimale, sot mot me shi në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, teksa pasdite do të ketë riga shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të rriten mbi zero, ndërsa maksimalet mbeten konstante.

Njoftimi për ditët e tjera:

Të mërkurën – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe reshje bore.

Të ejtën – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet.

Të premten – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Nuk parashihen ndryshime në fushat termike. Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë dhe lokalisht mesatere deri e fortë.

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në fabrikën ‘Koral’ në Fushë Kosovë, hajnat shkaktojnë dëme mbi 20 mijë euro