Rrezikojnë jetën duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën

Mungesa e mbikalimeve apo nënkalimeve po iu sjell telashe të mëdha udhëtarëve në rrugën Prishtinë-Pejë.

Udhëtarët sapo zbresin nga autobusi kalojnë rrugën nga njëra anë në tjetrën ani pse aty lëvizin automjetet me shpejtësi të madhe.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar një video ku shihet qartë se sa të rrezikuar janë udhëtarët në këtë zonë.

Rikujtojmë se para pak dite një këmbësor derisa po e kalonte rrugën në Veternik të Prishtinës u godit për vdekje nga një veturë në lëvizje.

 

Lexo edhe:  Vëllai i ish-presidentit Thaçi e viziton atë në Hagë, mohon lajmin e rrejshëm se ka pësuar sulm në zemër: Shëndosh e mirë është