Rreth 50 ari grurë përfshihen nga zjarri në Rahovec

Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe rreth 50 ari, e cila ishte e mbjell me grurë dhe një vresht, dje në rrugën “Gjakova” në Rahovec.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Lidhur me këtë rast, sipas policisë hetimet janë duke vazhduar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Rr. Gjakova, Rahovec 22.07.2023 – 16:10. Është raportuar se është përfshi nga zjarri një sipërfaqe rreth 50 ari e mbjell me grurë si dhe një vresht. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime./teve1.info/

Lexo edhe:  Reagimi i parë i Xhensilës pas lajmeve për ndarjen: Gënjeshtari më i madh