Rrëshqet një kamion në afërsi të Badovcit, nuk ka të lënduar

Bora dhe kushtet e këqija atmosferike kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në vendin tonë.
Si shkak i borës, një kamion ka rrëshqitur në afërsi të Liqenit të Badovcit në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se nga ky rast nuk ka persona të lënduar.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Dikush i "prish" lajmet e RTK-së, vendoset një pankartë pasi u emërua drejtor njeriu i VV-së