Rrëfimi prekës i babait të Marigona Osmanit; Ja kush ma mashtroi vajzën 18 vjeçare tashmë e vrarë
Muhabi Osmani, babai i Marigona Osmanit e cila u vra në mënyrë mizore vitin e kaluar, është rrëfyer lidhur me këtë rast.
Ai tha se Marigona ka qenë vajzë e sjellshme dhe ishte nxënëse e shkëlqyeshme.
Sipas babait të tij, Marigona është mashtruar nga Dardani, tashmë i dyshuari kryesor për vrasjen e saj.
“Ka besu marigona, ka qene vajze e urte, eshte mashtru, se keta kriminelat jane profesionista per mashtrim. Per kushte nuk behet fjale, kushtet i ka pas te mira. Si familje kemi jeten e mire”, u shpreh ai në Dukagjin.
Kujtojmë se të enjten pritet të fillojë gjykimi ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e saj, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.