Rrëfimi prekës i babait të futbollistit 14-vjeçar që humbi jetën rrugës për stërvitje

Vdekja e hershme e futbollistit, Drinor Berishës shokoi futbollin, sportin dhe Kosovën në përgjithësi.
14-vjeçari humbi jetën tragjikisht teksa po shkonte në stërvitje te skuadra U15 e Malishevës.

Babai i Drinorit, Fitimi, mes emocionesh u rrëfye nga momenti kur iu kumtua lajmi për vdekjen e të birit e deri tek ëndrrat që atij i mbetën në gjysmë.

Ai tha se ëndrra më e madhe e Drinorit ishte ta veshte fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, ëndërr e cila u shua tragjikisht ditë më parë.

 

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Leshan, vetura del nga rruga