Rrëfimi i lezetshëm i të moshuarit nga Drenica, tregon si e martuan qysh në moshën 16 vjeçare

I moshuari Bajram Shala nga fshati Vuçak i Drenasit në një intervistë për lajmi.net ka rrëfyer se si më herët njerëzit janë martuar qysh në moshën 16 vjeçare.

Ai thotë se më herët pos që janë martuar në moshë të re, martesat janë bërë me mesit.

“Vallai të ri më kanë martuar, 16-vjeç, me mesit jam martuar. Kishin qejf me më martuar të ri, nëna e baba e krejt familja’’, thotë Shala për lajmi.net.

Më tutje Bajram Shala thotë se kishte punuar në Slloveni 35 vjet për të punuar dhe siguruar një jetë më të mirë për familjen e tij.

Lexo edhe:  Mësuesja nga Mitrovica, Arjeta Peci, nuk e zbaton vendimin e SBASHK-ut, mban mësim me nxënësit e saj