Rrebesh shiu e breshër në Mitrovicë, ja nga do të lëvizë shiu deri në mbrëmje

Ashtu siç ishte paralajmëruar, orët e pasditës së sotme kanë përfshirë pjesën veriore të vendit me reshje shiu.

Shi dhe breshër ka rënë në Mitrovicë dhe në Skenderaj.

Ndërkohë parashihet se shiu do të lëvizë edhe drejtë Prishtinës.

24.07.2022 – Temperatura të larta po regjistrohen edhe sot mbi vend, edhe deri në 35C. Mirëpo, siq ishte edhe parashikuar, orëve të pasdites nga pjesë veriore të vendit kanë filluar të depërtojnë stuhi mjaft intenzive me shi dhe breshër, që më pas edhe pritet të depërtojnë në pjesë tjera të vendit, përfshi edhe Prishtinën, që së paku pritet të sjellin freski pas vapës orëve të para të ditës.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim