Rrahu gruan me shkop druri, arrestohet burri në Deçan

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur me një shkop druri nga bashkëshorti i saj.

Sipar raportit të policisë, rasti ka ndodhur në Komunën e Deçanit, shkruan Insajderi.

Arsyeja e rrahjes raportohet të jetë një mosmarrëveshje mes çiftit.

Viktima sipas policisë ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

 

Lexo edhe:  Protesta të mëdha në disa qytete të Serbisë – Vuçiq u bën thirrje qytetarëve të mos i bllokojnë qytetet, a është kjo shenjë për përshkallëzim?