Rrahje në Spitalin e Pejës/ Shefi i zyrës ligjore sulmon teknikun e IT’së, djalin e asamblistit të VV’së
Një rrahje mes dy punonjësve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Spitalin e Pejës.
Ylli Agusholli, teknik i IT’së është sulmuar fizikisht nga Shefi i Zyrës Ligjore në Spitalin e Pejës, Labinot Panxhaj, njëherit asamblist i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin për rrahjen e ka konfirmuar për Gazetën, babai i yllit, Bujar Agusholli, i cili po ashtu është asamblist i Vetëvendosjes në Pejë.
Agusholli bëri të ditur se rasti është duke u hetuar nga Policia e Prokuroria.
“Është ma se e vërtetë, rastin e ka marrë policia dhe në bashkëpunim me prokurorin janë duke i marrë masat e duhura ligjore!”, deklaroi Agusholli për Gazetën Insajderi.
Rrahjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai tha për Insajderin se ♪7shtë inicuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
“Po, eshte inciuar raste per vepren penale “Lendim i lehte trupor” ndaj nje personi. Prokurori i shteti do t’i ndermarre veprimet e nevjshme per ndricimin e kesaj ceshtje penale“, deklaroi Nikçi.