Rrahje në një klub nate në Prizren: ‘Kobra’ sulmon fizikisht një person të dehur, arratiset

Dibran Hoxhaj i njohur në publik si Kobra, është përfshirë mbrëmë në një përleshje në një nga klubet e natës në Prizren mbrëmë pas mesnate.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka paraqitur personi që dyshohet se u sulmua fizikisht nga Kobra tek i cili shiheshin lëndime që dyshohet se i ka marrë nga goditjet e 38-vjeçarit.

Sipas dëshmisë së viktimës i cili ishte në gjendje të dehur, gjithçka ka ndodhur në diskotekë dhe motivi që shtyu drejt përleshjes janë problemet e mëhershme mes tyre.

Njësitë policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje për të kapur Kobrën, mirëpo i njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Ani pse është në kërkim policor, Kobra është shfaqur në rrjetin social Instagram, ku përmes postimeve në storie, shihet se po vazhdon të shijojë jetën e natës.

Lexo edhe:  Shefqet Krasniqi: “O Vëllezër, duajeni njëri tjetrin sepse jeta është e shkurt”