Rrahje në një kafiteri në Prishtinë – dy të lënduar nga therja me thikë
Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes personave në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në përdorimin e armëve të ftohta.
Burime të Sinjalit brenda lokalit “Almora’s” në rrugën Vushtrria në Prishtinë, bëjnë me dije se pasditen e sotme ka ndodhur një konflikt fizik mes tre personave, që ka përfunduar me lëndime trupore dhe përdorim të thikës.
Sipas të njëjtave burime, një mosmarrëveshje për borxh mes dy personave ka përshkallëzuar në dhunë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa një i tretë, dyshohet se ka përdorur thikën.
Policia janë lajmëruar për këtë incident thonë burimet.