Rrahje në burgun e Dubravës, i burgosuri e sulmon fizikisht shokun e qelisë
Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta, sidomos në Burgun e Dubravës.
Një rrahje ka ndodhur së fundi në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku një i burgosur dyshohet se ka sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër me të cilin ndodhen në një qeli.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 22-vjeçari si pasojë e dhunës ka marrë lëndime trupore dhe ka marrë ndihmë mjekësore, teksa i dyshuari është intervistuar lidhur me rastin.
Po ashtu është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Lëndim i lehtë trupor’.