Rrahje në afërsi të diskos në Mitrovicë: Katër persona rrahin keq një tjetër, ia thyejnë hundën dhe ikin

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen qytetarët janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, të cilat shumë herë kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike.

Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën pas mesnate në afërsi të lokalit ‘Fabric Club’ në Mitrovicë, ku katër persona kanë rrahur keq një tjetër.

Si pasojë e goditjeve të marra nga të panjohurit, mitrovicasi ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me autoambulancë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë të ditur se viktima ka pësuar thyerje në hundë si pasojë e rrahjes. Rasti është denoncuar edhe në Polici, mirëpo ende nuk ka persona të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprime tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Ish-ushtari i UÇK-së thotë se nuk u ndihmua nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore