Rrahje mes të miturve te shkolla ‘Haxhi Zeka’ në Istog, intervenon Policia

Përleshjet mes nxënëseve në shkollat fillore e të mesme të vendit janë shumë të shpeshta.

Të tilla raste shpesh eskalojnë edhe në rrahje brutale e përdorim të mjeteve të forta e të mprehta, duke cenuar sigurinë e nxënësve në këto institucione arsimore, raporton Gazeta Sinjali.

Një përleshje ka ndodhur edhe dje pasdite te shkolla e mesme ‘Haxhi Zeka’ në Istog, ku tre nxënës janë rrahur mes vete.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e shkollës, ku pas një konflikti verbal për rrugën në të cilën po kalonin, njëri nga ta ka sulmuar dy bashkëmoshatarët e tij.

Këta të fundit janë kundërpërgjigjur njëjtë dhe si pasojë të miturit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë arrestuar të dyshuarit dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët do të hetohen në liri për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Ky është i arrestuari për ‘shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje’, e rrahu partneren në një motel në Drenas