Rrahje mes disa personave në Klinë, dyshohet se u përdor arma

Një rrahje mes disa personave është raportuar se ka ndodhur mbrëmjen e së dieles mes dy grupeve në Klinë.

Dyshohet se aty është përdorur edhe arma e zjarrit.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Lidhur me rastin ka raportuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka treguar se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

“Është hapur rast ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Ende nuk e kemi asnjë të dyshuar lidhur me rastin”, ka njoftuar Rugova.

Po ashtu, nuk dihen motivet që kanë çuar deri teky konflikt.

Lexo edhe:  Simiqi e dërgoi Rakiqin në spital pas sulmit