Rrahje brutale mes nxënësve në Gjakovë, bashkëmoshatarët i shikojnë si “spekatorë” (VIDEO)

Dy vajza të mitura nuk arritën që mosmarrëveshjes së tyre t’i japin fund përmes dialogut. Ato, zgjodhën që përmes dhunës fizike t’i qëronin hesapet me njëra-tjetrën.

Nxënëset e dy shkollave të mesme të Gjakovës janë përleshur pasditen e sotme në stacionin e autobusëve të këtij qyteti.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Stacioni Policor në Gjakovë ka iniciu rast “lëndim i lehtë trupor”. Dy vajza të mitura kanë sulmuar njëra-tjetrën . Me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar dhe rasti procedohet me procedurë të rregullt”, u shpreh Elezaj.

Në videon e dërguar nga një sinjalizues, dëgjohen disa zëra nga bashkëmoshatarë të tyre që insistojnë t’i lënë të miturat të përleshen.

E më vonë, një vajzë ndërhyn mes të miturave për t’i dhënë fund dhunës.

Lexo edhe:  Plagosen dy persona te “Rana e Hedhun” në Shëngjin