Rrahja në mes të rrugës në Bazhdarhane të Prizrenit, dy të dyshuarit ikin – Policia po i kërkon

Një përleshja ka ndodhur sot në mes të rrugës “Ahmet Krasniqi” në Bazhdarhane të Prizrenit, ku për motive akoma të panjohura, disa persona janë kapur me njëri – tjetrit.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia.

Dy persona kanë mbetur të lënduar ndërsa dy të dyshuarit ende s’kanë rënë në prangat e Policisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policia Rajonale në Prizren, Vesel Gashi.

Gashi tha se dy të dyshuarit që kanë ikur janë emra të njohur për Policinë, ndërsa dy viktimat që kanë pësuar lëndime trupore janë dërguar për trajtim mjekësor.

Video

Lexo edhe:  Bllokohet rruga në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes