Rrahja në aeroportin e Prishtinës, policia shoqëron në stacion 7 persona

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se dy nga personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Ahmeti ka njoftuar se lidhur me rastin shtatë persona janë shoqëruar në stacion policor në Lipjan.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, tha Ahmeti./Reporteri.net

Lexo edhe:  Arrestohet pejani, ushtroi dhunë ndaj prindërve