Rrahja e 22 vjeçares nga pronari, vjen reagimi i deputetes Kurti!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV Tinka Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e sulmit ndaj një punëtorje nga punëdhënësi i saj në Ferizaj.

Rastin për të cilin ka raportuar 02Press deputetja Kurti e ka quajtur krim mbi krim.

“Ftoj organet e rendit që me e trajtu me ashpërsinë më të madhe këtë. Sulmi ndaj çdokujt është krim por i pronarit ndaj punëtores është krim mbi krime”, tha ajo.

Më poshtë reagimi i plotë:

Ftoj organet e rendit që me e trajtu me ashpërsinë më të madhe këtë. Sulmi ndaj çdokujt është krim por i pronarit ndaj punëtores është krim mbi krime.

Ecurinë e këtij rasti do ta përcjellim edhe nga Komisioni për të Drejta të Njeriut.

Këtë vend dhe çdo vend e mbajnë punëtorët. E lënduara e kaloftë sa më lehtë rastin. Iu bëftë forcë.

Pronari i fabrikës së qeramikës në Ferizaj rrah punëtoren 22 vjeçare e bën për spital

Lexo edhe:  I dënuari me rreth 4 vjet burgim për grabitje e armatosur, dyshohet se ndodhet te vëllai në Gjermani