Rrahen ndërmjet vete tifozët e Trepçës, pasi disa e shajtën Drilon Hajrizin

Një incident i pazakonshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes Trepça-Vëllaznimi.

Çuditërisht pa ndonjë arsye, Torcida ka nisur sharjet ndaj Drilon Hajrizit, lojtarit kryesor të Trepçës, shkruan “Jepi zë”.

Sharjet e mëdha dhe që nuk dihet me çfarë qëllimi kanë nisur, kanë nervozuar pjesën tjetër të tifozëve. Ata kanë nisur ta mbrojnë Drilon Hajrizin, dhe për këtë ka pasur incidente në palestër.

Ndërkohë, kur nisën sharjet dhe incidentet, ndërhyu Policia dhe zbrazi pjesën tek Torcida. Rrahjet kanë vazhduar edhe jashtë palestrës.

Kujtojmë që ardhja e Drilon Hajrizit në klub ishte pritur me kritika nga Torcida, mirëpo Hajrizi ka sjellur edhe sukseset e munguara për shumë vite te Trepça.

Lexo edhe:  Ia kishte lënë amanet Kombëtaren, Nedim Bajrami shkoi te varri i gjyshit me fanellën e Shqipërisë: Gjysh, zgjodha SHQIPËRINË