Robin Krasniqi në zi, humb personin e shpirtit

Robin Krasniqi në zi, humb personin e shpirtit – babain e tij

Boksieri kosovar, Robin Krasniqi, ka humbur një person të dashur të familjes.

Ai ka njoftuar në rrjetet sociale se sot ka vdekur babai i tij, shkruan Jepi zë

Postimi i plotë:

Më Coptove në shpirt o Babë!

U ndave nga jeta shumë heret dhe na le me mallë për ty, përgjithmonë!

Ti ishe mbështetesi dhe kshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga miresija e burrërija e jote Babë!

Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri ytë dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë.

Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë.

U bëfsh banor i Xhehnetit Babë.

Në zemren time do të të mbajë gjithmonë.

Lexo edhe:  Si u vranë tre pjesëtarët e grupit terrorist të sulmit në Banjskë?