Rikthehet paniku në Turqi, goditet nga tërmeti i fortë

Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës Rihter ka goditur provincën e Konyas në Turqinë qendrore, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (AFAD).

Sipas sizmologëve, epiqendra e tërmetit të regjistruar pak pas orës 18, ka qenë në një thellësi prej 7.2 kilometrash, epiqendra ndodhet në rajonin e Selçuklusë.

Nga ana tjetër, sizmologët në Observatorin Kandilli vlerësuan magnitudën 5.1 të shkallës Rihter.

Banorët e Konias janë alarmuar dhe kanë dalë në rrugë, por sipas raportimeve të para nuk ka dëme serioze apo humbje jetësh.

Lexo edhe:  E rrahu ditën e Bajramit, Astrit Isufi e kishte paralajmëruar gruan e tij se ‘nëse ndahesh do ta vrasë familjen’