Reshjet e shiut do të vazhdojnë deri më këtë datë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka deklaruar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e reshjeve intenzive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit.

Sipas njoftimit të IHMK-së, reshjet e shiut me intenzitet të ndryshuar, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar 2023.

“Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perëndimore, veriperëndimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasysh reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi edhe në pjesët tjera të vendit” – thuhet në njoftimin e IHMK-së. Vendbanime nëpër disa rajone të Kosovës janë përballuar gjatë ditës së djeshme me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut aktualisht në vend.

Lexo edhe:  Historia e dhimbshme e familjes nga Gjakova: Djali humbi jetën tragjikisht dje, para disa vitesh iu vdiq vajza