Reshjet e pandërprera të borës, vështirësohet qarkullimi në “Arbën Xhaferi”

Bora në autostradën “Arbën Xhaferi” ka vështirësuar qarkullimin e veturave.

Indeksonline raporton se shoferët janë duke drejtuar veturat e tyre me kujdes të shtuar, sidomos tani që reshjet e borës janë intensifikuar.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.

“Unë jam duke kontaktuar nonstop me menaxherët të cilët janë në terren. Komplet territorin po e mbulojmë me 19 kontrata, ku katër janë për autostrada”.

Lexo edhe:  Një grua e harroi kuletën në tokë, një grua tjetër ia mori – Policia e nxjerr fotografinë e një familjeje të tërë