Reshjet e mëdha të borës, disa autobusë nga Kosova bllokohen në Kroaci

Disa autobusë të Kosovës me mërgimtarë kanë mbetur të bllokuar në Kroaci për shkak të kushteve atmosferike.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me agjencionin ‘Deva Tours’, të cilët thanë se rruga është bllokuar sot në mëngjes.

”Autobusat dhe kamionat, mjetet e rënda nuk po lejohen të kalojnë”, thanë nga ky agjencion.

Kroacia ka dy ditë që është përfshirë nga reshjet e mëdha të borës.

Lexo edhe:  Gjendja në pikat kufitare: Deri në tri orë pritje në Merdarë, një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë