Reshjet e borës, bllokohet rruga Prishtinë-Pejë
Pjesë të Kosovës u zbardhën plotësisht sot nga reshjet e dendura të borës si pasojë e ardhjes së frontit të ftohtë atmosferik nga veriu.
Reshjet janë duke vazhduar me një intensitet të lartë dhe pritet të intensifikohen edhe më tutje me thellimin e ciklonit, i cili do të krijohet në jug të detit Adriatik dhe do të rrugëtojë drejt lindjes.
Janë këto reshje të dendura bore pas një kohe shumë të gjatë mungese të reshjeve në disa ultësira të Republikës së Kosovës.
Për pasojë janë krijuar vështirësi të mëdha edhe në trafik.
Siç raportohet që nga mëngjesi janë krijuar vështirësi në komunikacion, e madje edhe kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Pejë.
Kjo rrugë është bllokuar nga kamionë e autobusë, për shkak të mos pastrimit të autostradës nga mirëmbajtësit. /rtk