Reperi shqiptar bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit

S4MM është bërë baba. Lajmin e ka bërë me dije vetë reperi nga Tetova përmes një fotografie që ka postuar në Instagram.

Reperi i cili ka kohë që nuk ka sjellë projekte të reja muzikore, nuk ka zbuluar as datën e ardhjes në jetë të fëmijës së tij, por në të njëjtën kohë as gjininë e bebes së tij të parë.

Megjithatë në sajë të fotografisë që ai ka postuar ku shihet teksa mban dorën e foshnjës, u zbulua edhe gjinia pasi vërehet dukshëm detaji i ngjyrës rozë. Mesa duket ai është bërë baba i një vajze, por emrin e të voglës nuk na i ka zbuluar akoma.

 

Lexo edhe:  Ke marrë hijen e nuses”, Arbana shfaqet për herë të parë pas dasmës