Rëndohet bilanci, mbi 1000 izraelitë të vrarë në 4 ditë luftë
Mbi 1000 izraelitë janë vrarë që nga sulmet e Hamasit, ndërsa më shumë se 3,400 izraelitë janë plagosur, sipas ambasadës izraelite në SHBA.
Sot është dita e katërt e luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit që kur grupi militant islamik kreu një nga sulmet terroriste më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit.
Izraeli është përgjigjur me një sërë sulmesh ajrore në Gaza, territori me popullsi të dendur prej 140 miljesh katrorë i kontrolluar nga Hamasi, duke lënë të paktën 765 të vdekur, duke plagosur 4,000 dhe duke zhvendosur më shumë se 137,000.