E rëndë: I riu në Mitrovicë tenton t’i jap fund jetës, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe dje në një familje në Mitrovicë, ku një i ri ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar medikamente në sasi të madhe, me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së dhe kanë njoftuar se viktima është dërguar në këtë qendër në gjendje të rëndë pasi fillimisht kishte marrë trajtim në Spitalin e Mitrovicës.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

 

Lexo edhe:  Halil Kastrati në ditën botërore të Autizmit: “O Zot, në ç’do sëmundje dhuro sherim”