Reduktime të rrymës për sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të shtunën, më 26.04.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ky është orari sipas rajoneve:
Prishtinë
Punime në projekte investive
1.
Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:
Dalja 10kV J25 Karadaku Vreshtat (kodi: 11000008) nga ora 09:00 deri 18:00
Vendet: Vreshtat, Kolovica, Tauk Bashçja, një pjesë e rr. Xhavit Ahmeti, një pjesë e rr. Karadaku, një pjesë e rr. Beqir Musliu, një pjesë e rr. Mehmet Beci, një pjesë e rr. Ali Pashe Gucia, një pjesë e rr. Haxhi Zeka.
Arsyeja: Projekte investive, vendosja në punë e kabllove të reja për sistemin unazor në Feeder 3.
Pejë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 110/10[kV] Klina do të ndërprehet:
LP 10kV J10 Jashanica (kodi: 52000003) nga ora 10:00 deri 15:00
Vendet: Pogragjë, Qupevë, Jellovc, Resnik, Jashanicë, si dhe Led Light Tehnology-BRRE.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.
Vërejtje: Dalja ka BRRE.
2.
Nga NS 110/10[kV] Klina do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Gremniku (kodi: 52000011) nga ora 11:00 deri 13:00
Vendet: Gremnik, Dollc, Qupevë, Vlljak, Dush, Sferkë, Perqevë, Rastokë, Kpuz dhe Qeskovë.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, bartje e përçuesve nga shtylla e thyer në shtyllë të re në tensionin e mesëm, lokacioni Gremnik.