Reduktime të energjisë elektrike për sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 25.04.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

Dalja 10kV Breznicë (kodi: 15019009) prej orës 09:00 deri në ora 15:30

Vendet: Breznicë, Kozaricë dhe Barilevë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, rregullimi i konzollës dhe punimi i urave të dyfishta.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 7

Nga dalja 10 kV Viva Fresh do të ndërprehet TS:

TS 10/04[kV] Valoni Petroll (kodi: 19000028134) nga ora 09:00 deri në ora 18:00
Vendet: Valoni petrol.

Arsyeja:  Projekte investive, ndërrimi i transformatorit dhe ndarësit në trafostacionin Gasi Pompa.

Pejë

 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)kV Istogu do të ndërprehet:

Dalja 10kV Kërnina (kodi: 54000006) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Dubravë, Veriq, Padalishtë, Bellopojë, Shushicë dhe Kërninë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, bartja e shtyllës dhe ndërrimi i izolatorëve të dëmtuar.

Prizren

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Hasi II (kodi: 30034003) nga ora 09:00 deri në ora 12:00

Vendet: Lubizhdë, Bregdrin, Luki, Romajë, Kuzhnin, Dedaj, Kabash dhe Rizam Holding.

Arsyeja:  Projekte investive, ngritja e shtyllave në Kushnin.

* * *

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J18 Ushtria e Kosovës (kodi: 31000018) prej orës 16:00 deri në ora 18:00.

Lexo edhe:  Ali Berisha dhe veteranët kroat, homazhe tek varri i Bekim Berishës-Abejes

Vendet: Ushtria e Kosovës, periferi Tranziti, rr. Ukë Bytyqi dhe Tranziti.

Arsyeja: Përfundimi i punimeve ndërtimore (përmasimi i vërejtjeve), sipas zgjidhjes teknike.

Ferizaj

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Betoni (kodi: 40041002) prej orës 08:30 deri në ora 09:30.

Vendet: rr.”Prizrenit”, Saraishtë, Lloshkobarë, Llojzë, Kosinë, Slivovë, Dremjak dhe bizniset private.

Arsyeja: Energjizimin e kabllove tensionit të mesëm sipas kërkesës së pranimit teknik.

Mitrovicë

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Nadakovc (kodi: 73000014) nga ora 10:00 deri në ora 16:00

Vendet: Btp Petroll, te përmendorja e Hamdi Feratit, Nadakovc- Gubetini, Nadakovc-blinda, Naser Imeri, Sfaraqak dhe lagja Xhafa

Arsyeja:  ProjekteiInvestive, montimi i shtyllave te reja te betonit si dhe energjizimi i pjesshëm i LP të ri për projektin LOT 2 Mitrovica-Nadakofci-22 MV1-02/702.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Gjakova II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Raq-Moglica (kodi: 81000117) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Lagjja Brekoc, rrugët: Domenik Përgegaj, Drenica, Rr.Minatori, Shote Galica; fshatrat: Moglicë, Goden, Jahoc, Prush, Raçë, Vogovë dhe  Zhub.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 35/10(20)kV Gjakova III do të ndërprehet:

Dalja 10kV Elektrokosova (kodi: 81084020) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: rrugët: Ali Pashë Tepelena, Armand Pier Pailand, Fan Stilian Noli, Ferhat Binishi,

Ismail Qemali, Marin Barleti, Mbretresha Teuta, Musa Zajmi, Naum Veqilharxhi,

Nënë Tereza dhe Selman Riza.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizioni i transformatorit 0.4 [kV] – shtimi i vajit.