Reagon ministri Krasniqi, e quan racizëm veprimin e kamarierit ndaj vajzës rome

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pasi u publikua një video kur një vajzë nga komunitetet shkon për të kërkuar lëmoshë te ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Por kamerieri i lokalit e largoi shpejt vajzën, duke ngjallur reagime të shumta.

Në mesin e këtyre reagimeve, të dielën erdhi edhe ai i ministrit nga komunitet, Elbert Krasniqi, i cili veprimin e quajti si racizëm.

“Ngjarja e fundit ku shihet qartë mënyra e vrazhdë se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsye është shqetësuese dhe e papranueshme për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Unë, angazhohem çdo ditë që të luftohet dhe raportohet racizmi. Sjellje si këto nuk kanë vend në mesin tone”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  “Në Gjermani është rroga 2000 euro, por vetëm qiraja e shtëpisë kushton 1100 euro”, profesori tregon se çfarë ekonomie familjare mund ta kenë ata që shkojnë të punojnë në Gjermani