Reagon bashkëshortja e Agonis Tetajt, pas verdiktit të Gjykatës: Kjo nuk është drejtësi

Albesa Cacaj, bashkëshortja e Agonis Tetaj ka reaguar pasi Gjykata e Pejës ka dënuar veç me 7 vite e 6 muaj burgim Shaban Gogajn, për vrasjen e burrit të saj.

Ajo në Facebook ka shkruar se kjo nuk ishte drejtësia që si familje e prisnin.

“Sot, gjykata dha verdiktin e saj për vrasjen e bashkëshortit tim, Agonis Tetaj. Kjo nuk është drejtësia të cilën e kemi pritur dhe shpresuar ne si familje! Ne presim nga Gjykata e Apelit që ta vendos drejtësinë duke dhënë dënimin adekuat, për vrasjen e bashkëshortit tim dhe babait të dy fëmijëve të mi, Lisit dhe Blinit”, shkruan ajo.

Gjykata Themelore në Pejë vendosi sot për vetëm 7 vite e 6 muaj burgim për Gogajn, duke e ngarkuar me veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Lidhur me këtë vendim të Gjykatës, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka paralajmëruar ankesë.

Lexo edhe:  KFOR: Brenda protestuesve në Jarinjë ka mundur të ketë grupe të organizuara kriminale