Reagim i Familjes Daci: Emri i Akademik Nexhat Dacit po përdoret padrejtësisht për qëllime politike

Me fillimin e aktiviteteve politike në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, redaksia jonë ka pranuar një shkresë zyrtare nga familja e Akademik Nexhat Dacit, përmes znj. Jëllda Jarolli – e autorizuar nga vetë familja – lidhur me përdorimin e emrit të Akademik Dacit në kontekste politike.

Sipas familjes Daci, kohëve të fundit është vërejtur se individë të caktuar po keqpërdorin thëniet dhe veprën e Akademik Dacit, duke u thirrur në të për të krijuar përfitime personale apo për të ndikuar në opinion publik në favor të subjekteve të ndryshme politike. Ato deklarata të thëna nga Akademiku Daci tani për përfitime personale po shpërndahen në rrjete sociale, me qëllimin e vetëm, për përfitime politike.

Shkresa e plotë e familjes Daci:

Kërkesë nga Familja Daci

Tani, në kohë fushate, është më e rëndësishme se kurrë të tregojmë maturi dhe përgjegjësi në fjalë dhe veprime.

Nuk është e drejtë që deklaratat momentale apo mendimet e shprehura më shumë se 20 vite më parë nga akademik Nexhat Daci të keqpërdoren për të favorizuar apo sulmuar ndonjë subjekt politik.

Ju lutem, lini të qetë familjen Daci.

Akademik Nexhat Daci ka qenë dhe mbetet vlerë kombëtare — një figurë që do të kujtohet me respekt dhe dinjitet.

Me respekt,
Jëllda Jarolli
Mike e familjes Daci

Lexo edhe:  Arrestohet pronari i pompës ‘Delta Group’ – ku vdiq punëtori pas shpërthimit të cisternës