Rasti tragjik në autostradë: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast të rëndë që ka ndodhur sonte në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, në dalje të fshatit Babush, ku në skaj të rrugës është gjetur pa shenja jete një vajzë. Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme bashkë me njësitet tjera përkatëse.

Siç merr vesh Sinjali, viktima që u gjet e vdekur është Olena Ozi (shtetase e huaj), e moshës rreth 21-vjeçare.

Në bazë të informacioneve të para, afër trupit nuk është gjetur diçka e dyshimtë por që akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes së saj.

Lexo edhe:  Lorik Cana del kundër bashkëpunimit Shqipëri – Serbi