Rasti tragjik ku vdiq 22-vjeçari në Gjilan, Policia jep detaje shtesë

Një 22-vjeçar ka vdekur sot në Gjilan pasi që ka rënë nga banesa, raporton Gazeta Enigma. Policia e Kosovës ka dhënë detaje duke treguar se viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të shkaktuar nga rënia. Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 15:54. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani, ka thënë se ky rast është duke u hetuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorin e shtetit. “Vdekje e dyshimt” Ju njoftojm se sot me datë 08.08.2023  rreth orës 15:54 policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rr. “Abdulla Presheva” – Gjilan është gjetur një petson i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetsore. Viktima ( M.K.SH 22 vjeqar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tijë, i njejti është derguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekve për ti ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka nderruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante nga stacioni policor i Gjilanit dhe Hetuesit rajonal të policisë së Kosovës. Rretheanat se si ka ardh deri te ky rast i rëndë janë duke u hetuar nga policia e Kosovës në bashkpunim me prokurorin e shteti . Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dergohet në IML në Prishtinë, dhe rasti është cilsuar “Vdekje e dyshimt”.  
Lexo edhe:  Mitrovicë: Sulmohet seksualisht 11-vjeçarja në hyrje të banesës, arrestohet i dyshuari 41-vjeçar