Rasti skandaloz me foshnjën, shkarkohen edhe dy drejtorë
Spitali i Pejës ka njoftuar se ka shkarkuar edhe dy drejtorë në Spitalin e Pejës, në lidhje me rastin e foshnjës, e cila një javë më parë ishte futur në rrobalarëse, pasi kishte lindur e vdekur, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një komunikate për media, Spitali i Pejës ka bërë të ditur se janë shkarkuar edhe drejtori mjekësor dhe drejtori për infermieri.
“Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri. Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur”, thuhet në njoftim.
Një ditë më parë, Spitali ka shkarkuar edhe shefin dhe kryeinfermieren e repartit të Gjinekologjisë.Rasti me foshnjën e lindur e vdekur në Spitalin e Pejës e që ishte futur në rrobalarëse nga personeli, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.