Rast tragjik në Shtime: 11-vjeçarja bie aksidentalisht nga kati i katërt i shtëpisë, nuk u mbijeton plagëve

Një rast tragjik ka ndodhur sot në Shtime, ku një vajzë 11-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i shtëpisë.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur behet fjalë për një vajzë, e cila nuk arriti t’u bëjë balle plagëve dhe vdiq.

Sinjali mëson se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kane nisur hetimet për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë kërrdi në Ferizaj: Vjedhin para, stoli ari, armë e fishekë në një shtëpi