Rast i rëndë për familjen Rexhaj: Djali gjen babain pa shenja jete në shtëpi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Rexhaj në fshatin Jabllanicë të Vogël në Pejë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij. Viktima ishte dërguar menjëherë në Spitalin të Pejës, por fatkeqësisht pa shenja jete.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Halit Rexhajn, i cili u dërgua i gjakosur në spital, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
I ndjeri, i cili jetonte i vetëm u gjet nga djali i tij i shtrirë dhe në gjendje të rëndë. Me shpresën se ka shenja jete i riu e dërgoi babain në spital dhe e njoftoi Policinë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, me ç’rast ka kryer ekzaminimet e nevojshme që do të ndihmojnë për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka vdekur viktima.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Hetim i vdekjes”.