Raportoi në polici se u sulmua nga burri, gruaja nga Obiliqi dërgohet në strehimore bashkë me fëmijët e saj
Dje një grua në Obiliq ka raportuar në polici se është sulmuar nga burri i saj.
Si pasojë e lëndimeve trupore e njëjta ka pranuar trajtim mjekësor, dhe bashkë me fëmijët e saj janë dërguar në strehimore.
Ndërsa i dyshuari nuk është hasur dhe ende nuk është paraqitur në statcion të policisë.
Njoftimi i plotë policisë:
Obiliq/06.04.2024-04:00. Viktima femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima si pasojë e lëndimeve trupore ka marrë tretman mjekësor dhe së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Ndërsa deri me tani i dyshuari i lartcekur nuk është hasur dhe nuk është paraqitur në stacion te policisë.